Forum
Home Up Eroi della Nuova Europa Scanderbegfriends Intervista agli Scanderbeg Intervista 2 Scanderbeg Articoli albanesi Scanderbeg e Magna Grecia Eventi Scanderbeg Progetto Iscander Progetto Teatro Forum Holberg

 

               

http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-37527.html
Tiras
Rikapitullim te atyre qe jane thene dhe po riperseriten me qellim qe falsifikimet te mos zere rrenje. Skenderbeu eshte konsideruar nga Volteri, Papet, Vivaldi, Dhimiter Frengu, Pinjollet e familjes Kastrioti, Barleti etj-etj si shqiptar e familje shqiptari. Feja e tij, per cdo burim serioz jo-politik nuk ka qene objekt primar studimi, prandaj nuk eshte arritur ndonje konkluzion shkencor ne kete pike. Vendosmeria juaj per ta perfunduar debatin ne dobi te “ortodoksise” sllavogreke, perseritja tendencioze e te njejtave argumente (Papagalli dhe serbogreket kane didaktike te perbashket), si dhe titujt e temat qe zgjidhni, koincidojne pike per pike me propaganden sllavogreke ne pikat kyce te debatit mbi origjinen e Shqiptareve. Le te kujtojme ketu decizivitetin tuaj per fjalen “kale”, pa hyre ne partizanllekun tuaj “ortodoks” (lexo sllvogrek), apo teori te cuditshme si ajo e hiliasteve (Shen Iraneous).

I. Le te kthehemi tek Kastriotet:

Kastriotet nuk duket te jene nga Kanina, dhe as me mbiemer “Grek”.
Noli (Vepra 4, f 237-238), pasi kutoton disa variante te mundshme, nje nga te cilet eshte varianti qe jepni ju konkludon: “Te gjithe deshmite e ndryshme qe numeruam me siper mund ti permbledhim keshtu, Kastriotet rrjedhin nga katundi Kastriot I Dibres, ose nje fshat I quajtur Kastria qe ndodhej a ne Mat, Mirdite, ose Has. Po ashtu, emri Kastriot bie ndesh per te paren here ne 1385 kur nje Kastriot permendet si kapedan”. Lexo postimin vijues e “Origjina e Familjes Kastriote" Preng Cub Lleshi

Qe Skenderbeu ka qene fillimisht katolik, pastaj musliman, dhe u ripagezoua katolik ne fund te jetes se tij, thuhet ne librin"Scanderbeg, un eroe moderno" Gennaro Francione, me aprovimin dhe parathenien e trashegimtareve te sotem te familjes Kastioti, Alesander dhe Jul Kastrioti. Per detaje shif postet e mija me lart.

Provat qe keni dhene nga Sufflai vetem mbeshtesin teorine Katolike se:

1.Deri ne shek. IV-VII Illiria ishte e varur nga Papati, pra Katolike.
2.Shek VII-X lidhet me Kishen e Bizantit por ama mbaheshin lidhje te ngushta me Papen. (Historia juaj qe fillon me ardhjen e Sllaveve ne Ballkan, nuk mund te mos I quaje Kastriotet si ortodokse. Me te njejten llogjike mund te themi qe Albo eshte I pafe, pasi prinderit e tij qene zyrtarisht ateiste gjate kohes se komunizmit. Per moshen dhe kombesine tuaj, Seminarist, po e le komentin te lire.) Per ortodoksine si FE ZYRTARE te kesaj periudhe lexoni me tej.
3.Shek. XII Gjithe Peshkopata e Arberit,nga Drini ne Shkumbin, kishte kaluar me Papen.

Meqe flisni per Suffflain, nuk do qe me mire te sillnit kuotime nga parathenja (50 fq. nga 700 faqe te shfrytezuara) te Actae Albania III te Scufflait, qe I eshte dedikuar Skenderbeut, ne vend qe te lexojme ekstrakte dhe perafrime nga librat parararendes Actae I dhe II? Ju gjithmone ju sjellin nje kopje.


Dhuratat e Kastrioteve Manastirit ortodoks te Hilandarit, argumentojne vecse traditen e aleancave dhe shkembimit te dhuratave reciproke. Edhe Car Dushani dergoi dhurata ne Kishen Shqiptaro Kristiane te Prizrenit ne momentet e konvertimit te saj (me pas u pershi ne zoterimet e Kastrioteve). Kastriotet me ane te dhurates siguronin gjithashtu ortodokset se nuk do persekutoheshin ne zoterimet e tyre zgjeruara (minus tre fshatra) te perfituara ne momentet e c’organizimit te shtetit Serb. Te tilla dhurata i jane drejtuar edhe tek kishave dhe shteteve katolike (sidomos ne forme sherbimesh e aleancash ushtarake tregtare). Ndersa Papa ne kembim, I ka dhuruar rreth 80mije mburoja luftetareve te Skenderbeut.

“The defeat of 1389 totally disorganized the Serbian state and left a free field of action to the most powerful local princes, including the Albanian princes of the north and the northeast. The most distinguished among them was Gjon Kastrioti Skanderbeg's father, who, from an original ruler of the mountainous region of Mat, extended his principality from the mouth of the Ishem River up to Prizren, at the centre of Kosova.

In 1420 he granted Ragusa the trade privilege from "his coastal lands up to Prizren" 19 for trade This new Albanian state brought about the development of a class of merchants from a population,..” dhe

In fact, the Serbian texts show the opposite: on the occasion when, in 1348, Stefan Dusan endowed a gift to the monastery of Saint Michael and Gabriel in Prizren, we learn that in the vicinity of that town there were at least 9 villages described as Albanian Arbanas. The famous code proclaimed by the same sovereign one year later shows that in many villages under his rule, besides the Slavonic population, there were Wlachs and Albanian elements, which must have been very dynamic since the Tsar was obliged to restrict their settlement on his lands.If the Wlachs and the Albanians come to be called nomads, this is surely not only because they were "shepherds from birth", but merely because of the economic and political pressure of the ruling people. This was happening since 1328 in the regions of Diabolis, Kolonea and Ohri, where JKantakuzen speaks of the meeting of the Byzantine Emperor Andronicus III with the "nomadic Albanians" of Central Macedonia. HAVE THE ALBANIANS OCCUPIED KOSOVA? ALAIN DUCELLIER Toulouze, France.

Emertimi I kishes te Prizrenit (shih paragrafin me lart) si ShenKoll, apo Shen Nicolas (mos te na ngaterrohen disa) eshte emer I tradites se besimtareve katolike shqiptare. Skenderbeu u varros ne nje kishe Kishe Katolike me te njejtin emertim. Katolicisti dhe Albanologu Fulvio Cordignano (1887-1951) liston rreth 275 Kisha katolike shqiptare ne shekujt 16 dhe 17te. Me shume se gjysma e tyre mbanin e emrin e vetem 4 shenjteve Virgin Mary, Saint Nicholas, Saint Veneranda and Saint George. Orientalia Christiana Periodica 36, pp. 230-94.

Restaurimi I Kishes nga raguzianet, dhe traktati me Raguzen deshmojne per zoterimet e Kastrioteve ne Prizren dhe tradite Katolicizmi, derisa ne ndihme nuk u thirren bizantinet, por u synua aleance me qytete kryesisht katolike si Raguza.

Perkatesia e Kishes ne fjale: “… edhe Manastiri i Shėnjtorėve Mihal e Gabriel ėshtė ndėrtuar mbi njė kishė tė moēme dardane tė periudhės sė antikitetit tė vonė. Rindėrtimi ėshtė bėrė rreth vitit 1348. Kontribut tė madh nė ndėrtimin e tij kanė dhėnė tregtarėt katolikė raguzianė, qė jetonin e vepronin nė Prizren. Arkeologėt, nė rrėnojat e kėtij manastiri, kanė zbuluar fragmente interesante tė artit bizantin, romanik dhe gotik. Ajo qė tėrheq mė tepėr vėmendjen ėshtė mozaiku, qė nuk ka ndonjė paralele me ndonjė mozaik tė punuar nė Serbi, veēse mė shumė i ngjan mozaikut nė pagėzoren e katedrales Santa Maria nė Firence. Nė kishėn e kėtij manastiri ruhet dhe varri i kryezotėruesit shqiptar, Strazimir Balsha, nga viti 1372. Krishterimi tek Shqiptarėt- Simpozium Ndėrkombėtar 1999 -J. Dranēolli

Ne kete studim mund te lexohet se stili bizantin I Decanit vjen nga arkitekti shqiptar At Vit Kuēi ose Cuci, emri I te cili eshte gdhendur ne murin e Kishes, si edhe mjaft ish-Kisha katolike shqiptare tani te mirenjohura si Ortodokse.

Kisha e Rodonit, pozicioni diellor I te ciles i studjuar nga Seminaristi e ben kete te fundit te konkludoje se eshte kishe bizantine, nuk perforcohet nga Elsie (Shenjtet e Krishtere Shqiptare, f 39), I cili thote “Ka pasur kisha Katolike ne : Ulqin (Mal I Zi tani), Shurdhah ne Shkoder, Drisht-Shoder….. ne kepin e Rodonit Durres te regjistruar ne 1418….Linez ne Tirane, etj.” Ka mundesi qe kjo kishte te jete ndertuar nga vete Kastriotet. (Eshte e vertete se parlamenti shqiptar I dha te drejte eskluzive grekeve per te ndertuar baze ne Rodon? Historia ndryshon…)

Si ndodhi qe kishat katolike u konvertuan ne Ortodokse dhe populli shqiptar u tregua “ I paqendrueshem ne fe” sic thone ca gjerinj ketu:
„Car Dushani (XIV) sebashku me kishen ortodokse adoptoi masa drastike sidomos kunder Katolikeve Shqiptare. Per te konvertuar kishat shkoi aq larg, sa Kleri Shqiptar qe nuk ju bind instruksioneve u shfaros. Nga ana tjeter, femijte Shqiptare u baptizuan me emra greke dhe sllave, keshtu qe baza per te provuar prejadhjen Shqiptare mbi baze te dokumentave historike te Atroponomise nuk eshte e mundur. (Vemendje Albo)Keshtu qe Kisha Greke dhe Serbe i konsideronte si Greke ose Sllave ortodokse edhe Shqiptaret qe jetonin ne Shqiperi. Ai ndermori masa dha sanksione cnjerezore ne perputhje me „Zakonikun“ (kanonet)e mirenjohur, sipas te cilit feja katolike duhet gjykuar me keq se herezija. Ai perndoqi prifterinjte dhe kishat qe okuponin i konvertoi ne kisha ortodokse. (Branisla Djurdjevic, History the slawischen Volker II, Zagreb 1959, 108)

„Kishat katolike okuponin gjithe gjirine Kororrit, Adria dhe Shkodra. Konvertimi me force ne fene ortodokse symonte shkaterrimin e kishave katolike qe ekzistonin atuy me pare“ shkruan Sime Cirkovic, History of Montenegro, Titograd 1967, f 75

„Kisha ortodokse Serbe.... politika e kesaj kishe favorizon hegjemonine serbe“. (Sava Brkovic, Ethnoginophobia, Zetinje 1988, 6, 67)

Skenderbeu ka perdorur latinisht ne korrespondencen e tij me Princin e Tarantos. Kancelari I tij Dhimiter Frengu nuk ka qene me origjine greke ortodokse. Lexoni librin “Skenderbeu” te ketij te fundit.

II
Shqiponja (dykrenare) eshte perdorur nga Skenderbeu, Balshat, Aranitas Komnenet, te trija familje me origjine Iliro-Dardane. Shih stemen e qytetit te Shkodres ne librin e statuteve per Balshat. Shqiponjen me nje koke e kane perdorur Dukagjinet, Roma, e nje pjese e vendeve te evropes perendimore qe kane dokumentuar prejardhej e tyre nga Troja, epiqendra e Dardanise. Nje shqiponje e tille eshte ende ne tempullin e Zeusit, Mbretit te Dardanise ne Dodone, dhe Agia Triada ne Krete ku pretendohet qe Zeusi kaloi disa vite te jetes se tij. Per origjinen Trojane te Romes, dhe Anglise eshte shkruar gjeresisht. Materiale te redukturare gjenden edhe ne internet.



Kur flasim per historine nuk mund te fillojme nga shek.15 e ketej. “Ger(rr)mat Greke” qe kuotoni ju, jane pjese e nje sistemi te perpunuar ne mijevjecar. Mjafton te themi qe vetem po te lexosh Plinin Plak (Gaius Secundus), kuoton ardhjen e alfabetit nga Kadmi si nje variant nga shume te mundshem. Ka nje tjeter qe alfabeti eshte marre nga Siria I cili perkon me shkrimet me linear B gjetura ne Mikene qe datohen para eres se re, dhe qe cuditerisht jane braktisur nga siro- “greket”. Ka edhe nje variant qe germat kane ekzistuar tek pellazget qe nga fillimi I kohes se lashte, dmth. Poroneus qe njihet si mbreti me I lashte I Athines menjehere pas permbytjes. Ka mendime se Menon (apo Monun? Mbreti Ilir) I shpiku ato. Sidoqofte, ne……..Plini (Historia Natyrale e Botes, Chap. LVI) konfirmon se “Te paret qe sollen alfabetin ne Latium ose Itali qene pellazget ” dhe se “Cikllopet themeluan qytetin e pare qe ka ekzistuar ndonjehere dhe e quajten me emrin e tyre Cikllopia, qe sot eshte keshtjella e Athines” Burime te tjera konfirmojne se Greckai ishin nje fis qe jetonte ne rreze te Malit te shenjte te IDES ku u vendosen Dardanet, gje qe I ben ata…Dardane/Trojane. Te jene bere Trojanet “greke”?

 

From:  gjokadonald@a...
Date:  Tue Dec 2, 2003  5:55 am
Subject:  Trokasin dy zbulime te medha per Skenderbeun

Trokasin dy zbulime te medha per Skenderbeun
*Ne Itali jetojne dy pinjollet mashkullore te fisit Kastriotas, Alesandro dhe Xhulio Skanderbeg

*Rembrandi ka bere nje pikture kushtuar Skenderbeut, qe eshte vjedhur ne vitin 1992

"Fillimi i dy zbulimeve interesante" per heroin kombetar ka nisur permes nje vezhgimi te publicistit dhe shkrimtarit Visar Zhiti. Ai ka hulumtuar ne Rome ne librin e nje autori vendas, per pasardhesit reale, qe jetojne te Skenderbeut dhe nje portret te panjohur te Rembrandit per heroin, qe pas vjedhjes, tashme kerkohet nga Interpoli

Skenderbeu eshte figura e vetme shqiptare, qe i ka shpetuar anatemes kombetare. Ajo qe i ka prekur te gjithe heronjte tane, duket se nuk e ka perbaltur heroin Kombetar. Ai megjithese gati eshte nje hero i koheve moderne ka kaluar me plot te drejte ne mit, qe ne te gjalle te tij. Ndoshta, eshte ky fakti, qe shqiptaret, kudo qe te jene, identifikojne krenarine kombetare me figuren e tij. Libri i fundit i autorit italian Gennaro Francione, "Skenderbeu nje hero modern" (hero multimedial), kushtuar atij, eshte nje sprove, nga ku fillojne dhe dy zbulime interesante per shqiptaret. Kjo deshmi na ka ardhur nga shkrimtari i njohur Visar Zhiti, qe eshte njekohesisht mik i autorit dhe qe ka hulumtuar nga faktet e tij. Thelbi i deshmise, qe i intereson publikut shqiptar, eshte se "Lisi i gjakut", i familjes se Kastrioteve gjallon. Zhiti ka takuar nje prej pinjolleve Kastriotas ne Rome. Fakti tjeter interesant eshte qe piktori i madh i shekullit te XVII, Rembrand, i ka kushtuar nje nga portretet e tij. Deri vone, pak para se te grabitej, ajo ka qene pjese e inventarit privat te pinjolleve Kastriotas ne Itali. Per fat te keq, kemi imazhin e Rembrandit, por jo origjinalin, qe eshte grabitur dhe tashme eshte ne kerkim te Interpolit. Alessandro e Giulio Castriota Scanderbeg D'Albania jane emrat e dy vellezerve Kastriotas, qe e kane nenshkruar hyrjen e librit dhe qe nuk kane sesi mos te mrekullojne me titullin e tyre "Castriota Scanderbeg D'Albania". Te dy pinjollet e sotem, me profesione njeri mjek dhe tjetri magjister administrativ perbejne sipas autorit italian, pasardhesit e tij te vertete.

Vepra eshte e ndare ne tri pjese, ku ne te paren "Histori e siperfaqshme e shqiponjes dykrenore" me tete kapituj jepen te dhena per familjen e Gjergj Kastriotit, per Lidhjen e Lezhes, betejat, keshtjellat, luftetaret, krushqite e princave shqiptare, udhetimet dhe fitoret e Skenderbeut dhe ne Itali, pasardhesit, etj. Kurse ne pjesen e dyte: "Histori e thelluar e shqiponjes dykrenore", autori flet per arbereshet ne Itali, per kenget dhe vallet e tyre, zakonet, per Kanunin e Leke Dukagjinit, per demokracine e tij barbare, per Besen dhe Kanunin sot, per bektashizimin, per rapsodet, madje dhe per kafshet dhe perbindshat e Skenderbeut, etj. "Pjesa e trete e librit eshte befasia me e bukur, letersi te mirefillte, nje drame e re e autorit Gennaro Francione, 'Shkalla e Skenderbeut' me 12 skena dhe nje epilog, me konceptim modern duke perngjare njekohesisht me dramat e antikitetit, ku shfaqen kori dhe te vdekurit. Personazhet jane historike, reale, qe nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Donika e tij, Lek Dukagjini dhe princa te tjere, mbreti i Napolit", thote Zhiti.

Duke iu kthyer portretit, Zhiti, sepse per sa i perket pasardhesve te Skenderbeut, ka pasur disa syresh qe kane pretenduar ne kohe te ndryshme, autori thote me modesti se "eshte detyre e specialisteve te percaktojne, une vetem informoj per here te pare ketu per nje mundesi te tille: portret i Skenderbeut nga Rembrandi". B.an

http://groups.yahoo.com/group/bota-letrare/message/9283

 


http://www.albforumi.com/cgi-bin/ultimatebb.cgi?ubb=get_topic;f=3;t=000270;p=


just_me 
Anetar/e # 7545 

Shkruajtur mė 26 Nėntor, 2004 16:38 
--------------------------------------------------------------------------------
Ai vjen pėr herė tė parė nė tokėn e stėrstėrgjyshit. Padyshim qė ndihet krenar. E kush nuk do tė ishte, nėse nė dejtė e tij do tė rridhte gjaku i Skėnderbeut tė madh. Dje, pėr herė tė parė, Alessandro Castriotta Skanderbeg, njė nga stėrstėrnipėrit e heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit, ka ardhur nė Shqipėri, pėr tė zbuluar diēka prej prejardhjes sė tij dhe pėr tė njohur njerėzit e tė njėjtit gjak. Ai ėshtė i gatshėm t’u pėrgjigjet tė gjitha pyetjeve rreth prejardhjes sė tij, madje ka ardhur i “armatosur” me dokumentacione qė vėrtetojnė lidhjen e tij me familjen e Kastriotėve. Me vete ka marrė njė pemė gjenealogjike, tė cilėn do t’ia falė arkivave tona. Nė pamje tė parė, nuk ka asgjė nga tiparet me tė cilat e kemi veshur historikisht figurėn e Skėnderbeut. Nuk ėshtė hundėshkabė e shpatullgjerė, nuk ka sharm luftėtari, ėshtė imcak, por ka njė vėshtrim tė mprehtė, qė tė bėn tė ndiesh se tek ai ka diēka prej kastriotėve. Nė vizitėn e tij ai ka ardhur i shoqėruar nga bashkėshortja e tij dhe dėshira e tij e madhe ėshtė tė vizitojė qendrat mė tė rėndėsishme historike nė Shqipėri, si Krujėn e Beratin.

Jeni pėr herė tė parė nė tokėn e Skėnderbeut, ē’mund tė na thoni pėr kėtė?
Kjo ėshtė hera e parė qė e vizitoj Shqipėrinė dhe jam shumė i emocionuar qė gjendem nė vendin tim tė prejardhjes, prej tė cilit stėrgjyshėrit e mi janė larguar pesė shekuj mė parė. Mė vjen keq qė nuk arrij tė flas e tė kuptoj gjuhėn tuaj, por kam filluar tė studioj nga pak, madje unė udhėtoj me njė fjalor tė gjuhės shqipe nė xhep.
Jam i lumtur qė jam pasardhės i Skėnderbeut, qė jam me ju, sepse edhe unė jam njė si ju. 
Ēfarė ju bėri mė tepėr pėrshtypje, sapo mbėrritėt nė Tiranė?
Pa dyshim qė menjėherė mė bėri pėrshtypje ……………………………..busti i Skėnderbeut, i vendosur nė qendėr tė qytetit, i cili ėshtė shumė mė ndryshe nga ai qė ndodhet nė Romė. Skėnderbeu i Tiranės, ka njė pamje shumė mė krenare se ai nė Itali.
Ruani dokumente, apo dėshmi qė vėrtetojnė prejardhjen tuaj prej Heroit tonė kombėtar?
Patjetėr qė kam shumė dokumente, njėra prej tyre ėshtė edhe pema gjenealogjike, qė ėshtė edhe njė nga dėshmitė e mia, nė tė cilėn janė paraqitur brez pas brezi, tė gjithė paraardhėsit e mi. Kėtė dokument ne do t’ia dhurojmė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave Shqiptare. Ndėrkohė qė familja ime disponon edhe shumė dokumente tė tjera qė dėshmojnė pėr prejardhjen time. Nuk e di se sa materiale mund tė ketė nė arkivat shqiptare, por jam i bindur qė ka shumė nė ato italiane, sepse nė periudhėn e Skėnderbeut, siē edhe mund ta dini, ka pasur marrėdhėnie tė ngjeshura diplomatike, relacione e letėrkėmbime me Mbretėritė e Napolit e tė Venecias. Atje ka dokumente interesante. 
Po ndonjė objekt, apo relike tė Skėnderbeut?
Objekte tė Skėndėrbeut, fatkeqėsisht nuk kemi, por familja jonė ruan shumė dokumente tė vjetra, sidomos libra, si edicioni i parė i librit tė Barletit i vitit 1508, La Vardinit, e tė gjithė biografėve tė mėdhenj tė Skėnderbeut. Gjithashtu nė shtėpi ruaj kujtimin e njė paraardhėsit tim, Aleksandrit, tė vitit 1670, ku pėrmenden dokumente qė ai kishte nė atė kohė, qė mendohet tė kenė qenė tė Gjonit, birit tė Gjergjit dhe gruas sė tij. 
Cilat kanė qenė raportet tuaja me Shqipėrinė?
Raportet tona me Shqipėrinė kanė qenė gjithmonė ideale, pasi realiteti historik, apo personal, nuk na ka dhėnė mundėsi tė krijojmė raporte konkrete, por tashmė qė kemi miq kėtu, shpresojmė qė tė kemi lidhje mė tė forta dhe tė krijojmė edhe marrėdhėnie nė nivelin shkencor, si nė atė tė dokumentacioneve, tė provave dokumentare.
Pėrse nuk keni ardhur mė parė nė Shqipėri?
Eshtė e vėrtetė qė unė nuk kam qenė, por nė vitin 1992, nė Shqipėri ka qenė motra ime dhe njė vit mė parė, vėllai im. Por nuk ka qenė e lehtė tė vish nė Shqipėri.
Jemi kuriozė tė dimė diēka rreth jush…
Jam mjek dhe punoj nė Leēe nė spitalin “Tre shtėpitė”, por kam xhiruar nga pak nė gjithė Italinė. Deri nė gushtin e kėtij viti, pėr tetė vjet, kam punuar nė Romė. Jam radiolog e pediatėr, por tani merrem me rezonancėn manjetike. Kam bėrė shumė kėrkime dhe kam publikuar disa studime. Vėllai im Giulio ėshtė gjykatės, ndėrsa motra, Paola, ėshtė avokate. 

Dje ėshtė prezantuar libri i shkruar nga shkrimtari italian Gennaro Francione
Historia e njė heroi modern
Njė tjetėr arsye qė e solli nė Shqipėri, pasardhėsin e Skėnderbeut, ishte edhe promovimi i njė libri, mbi Gjergj Kastriotin, botuar njė vit mė parė nė Itali nga “D’Agostino”. “Skėnderbeu, njė hero modern”, ėshtė shkruar prej shkrimtarit Gennaro Francione, President i Bashkimit tė Shkrimtarėve Juristė tė Bashkimit Evropian dhe shoqėruar me njė parathėnie nga Alessandro Castriota Skanderbeg dhe i vėllai i tij, Giulio. Nė kėtė libėr sillen fakte mbi jetėn e heroit, por edhe tė tjera momente tė periudhės nė tė cilėn ai jetoi, si Kanuni i Lekė Dukagjinit, apo feja. 
“Titulli i librit “Skėnderbeu, njė hero modern”, ėshtė shumė i gjetur. Nuk ka tė bėjė me njė titull komercial, por me anėn konceptuale tė njeriut, pėr atė qė quhet moderne. Ky libėr, i cili nuk ėshtė thjesht njė libėr historik, apo monografik, mund tė quhet njė palimpest i Gjergj Kastriot Skėnderbeut, pasi nė tė, nuk gjejmė vetėm tė dhėna mbi heroin tonė Kombėtar, por kemi edhe tė dhėna mbi kanunin e Lekė Dukagjinit, madje gjendet edhe njė kapitull pėr Bektashizmin, njė guidė spirituale, qė prek njė nga temat mė tė mprehta qė historianėt tanė e kanė anashkaluar, por qė ka qenė edhe njė nga faktet mė interesante, sepse nė qoftė se, sipas historisė, Skėnderbeu ka qenė tek Jeniēerėt, ata kanė patur njė guidė spirituale, qė ka qenė bektashizmi”, - thotė Moikom Zeqo, i cili ka bėrė edhe prezantimin e librit. Sipas Zeqos, kjo vepėr ka tė bashkangjitur edhe njė dramė, pėr tė cilėn prof. Franēesko Altimari ka shprehur njė mendim shumė pozitiv, qė plotėson palimsestin dhe qė i jep veprės njė frymėmarrje dhe zgjeron horizontet e komunikimit. “Ky libėr ėshtė i mbėshtetur mbi njė bibliografi, e cila pa dyshim nuk ėshtė shteruese, pasi bibliografia pėr Skėnderbeun, arrin tė paktėn nė 4 mijė zėra dhe ėshtė e pamundur qė tė bėsh konsultimin me tė gjitha, por pėr realizimin e tij janė shfrytėzuar burimet kryesore, si Marin Barleti dhe literatura italiane”, - shton Zeqo. Njė tjetėr vlerė tė kėtij libri, pėrbėn edhe kopertina e tij, nė tė cilat gjendet njė nga pikturat mė interesante, e cila i atribuohet Rembrandit, por nė fakt, sipas studimeve shkencore, ajo i pėrket shkollės sė piktorit. Sipas Zeqos, ai ėshtė njė portret, i cili ėshtė trashėguar nė familjen e kastriotėve nė Itali dhe ikonografikisht, ėshtė nga mė tė veēantėt e njohur deri mė tani.

--------------------
me thuaj me ke rri te te them kush je